Prishtina promovon pemët ekologjike (Foto)

28 qershor 2018 | 16:33

Komuna e Prishtinës  ka promovuar të enjten produktin “TE Pema T”, produkt ky i realizuar nga studentët e Inxhinierisë së Ambientit dhe Mekatronikës dhe është mbështetur nga UNICEF Innovation Lab Kosova.

Të gjitha pjesët përbërëse të këtij produkti, janë vendore.

“TE Pema T” është i mbushur me bimë që kanë aftësi shumë të mëdha të filtrimit të ajrit dhe prodhimit të oksigjenit.

Kjo është e mundur falë renditjes, pozitës dhe sistemit automatik të ujitjes i cili bën që bimët të filtrojnë ajrin me kapacitet maksimal.

Produkte të tilla janë të mirëseardhura në Prishtinë, kur dihet problemi i shpeshtë që kemi me ndotjen e ajrit. Efekti që ka “TE Pema T” në pastrimin e ajrit, është i barabartë me efektin që mund të kenë 70 fidane të mbjella në Prishtinë.

/Epoka e re/

Image may contain: plant, tree, outdoor and natureImage may contain: 9 people, people smiling, people standing and people on stageImage may contain: 1 person, standingImage may contain: 6 people, people standing and suitImage may contain: 5 people, crowd and outdoorImage may contain: 1 person, tree, sky and outdoorImage may contain: 13 people, people smiling, people standing, shoes and outdoorImage may contain: 2 people, people standing, child, shoes, sky, tree and outdoorImage may contain: 4 people, people standing, plant and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë njoftuar se samiti në…