Hoxha reagon për emërimet në bordin e Teatrit: Kaq për klithmat kundër bordeve familjare e partiake

09 maj 2021 | 20:16

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar në lidhje me emërimet familjare nga Lëvizzja Vetëvendosje që po bëhen në Qeverinë Kurti 2.

Hoxha, përmes një postimi në Facebook përmendi Shkurte Aliun, e cila ishte kandidate për deputete në vitin 2017 dhe është motra e deputetit të kësaj Lëvizje, Luan Aliu.

Shkurte Aliu, para disa ditëve është emëruar si anëtarë e Bordit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

“KAQ PËR KLITHMAT KUNDËR BORDEVE FAMILJARE E PARTIAKE – QEVERIA KURTI 2’’, shkroi Hoxha.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Shkurte Aliu – kandidate për deputete nga LVV në vitin 2017

Shkurte Aliu – motra e deputetit të LVV – Luan Aliu

Shkurte Aliu – u emërua anëtare e Bordit të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Ministri Hajrulla Çeku – 2021

KAQ PËR KLITHMAT KUNDËR BORDEVE FAMILJARE E PARTIAKE – QEVERIA KURTI 2

PO NJËSOJ SI AJO KURTI 1.

https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/05/Screenshot_4-9.png

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Rusi u festua të dielën “Dita e Fitores”, dita…