Hoxha: Reforma zgjedhore të bëhet para zgjedhjeve

14 tetor 2018 | 18:36

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, u ka bërë thirrje institucioneve që kësaj here ta kenë prioritet reformën zgjedhore.

Ai ka vlerësuar se përmes reformës do të mund të bëhen ndryshime që do të reflektonin në përmirësimin e procesit zgjedhor.

Sipas Hoxhës, do të ishte mirë që reforma zgjedhore të përfundonte para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Reforma zgjedhore ende nuk po merr unifikimin e duhur të partive politike edhe pse të gjitha janë pro saj. Institucionet e vendit kësaj here duhet ta kenë prioritet reformën zgjedhore, pasi përmes saj do të mund të bëheshin ndryshime që do të reflektonin në përmirësimin e mëtejmë të procesit zgjedhor, ku do të shmangnim një numër të madh problemesh me të cilat jemi ballafaquar në zgjedhjet e kaluara. Kësaj herë do të ishte mirë që reforma zgjedhore të përfundonte para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Edhe ky është një proces madhor dhe i rëndësishëm për shtetin tonë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ndalur në barazim në…