Hoxha: Salla koncertale do të ndërtohet nëse komuna e Prishtinës e gjen lokacionin

12 korrik 2019 | 15:48

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE).

Hoxha gjatë raportimit ka përmendur edhe ndërtimin e sallës koncertale, duke thënë se mjetet për këtë sallë janë ndarë për vitin e ardhshëm dhe se nuk janë humbur.

“Për sallën koncertale në komunën e Prishtinës lidhjen me prononcimin e Ahmetit se MIE ka bërë ridensitimin e mjeteve këtu, dua të sqaroj dhe të jap edhe një lajmë të mirë se sot gjatë ditës pranoj letrën për ta nënshkruar se fonde janë bartur në vitin e ardhshëm. Pra salla do të ndërtohet vitin e ardhshëm, nëse Ahmeti ka vullnet dhe angazhohet qe të gjejë vendin dhe lokacionin. Këto fonde nuk janë ridestinuar. Menaxhimi i fondeve është i formës së centralizuar, është BE-ja ajo që vendosë për fondet e jo Kosova”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka theksuar se fondet e IPA-së në vlerë prej 95 milionë euro do të investohen në disa sektorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Vushtrrisë që e fitoi statuesin e anëtarit të…