Hoxha: Vendimi për heqjen e vizave, në fillim të dhjetorit

08 tetor 2018 | 09:42

Hoxha ka konfirmuar se disa shtete si Franca, Holanda, Gjermania dhe Spanja kanë hezitime, por ka thënë se duhet të vazhdohet lobimi për të marrë përkrahjen e tyre.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se pret që vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të merret në fillim të dhjetori, kur edhe mbahet takimi i fundit i Këshillit të Ministrave për këtë vit.

Madje ajo ka thënë se për këtë çështje ka biseduar edhe me ministrat e Austrisë, të cilët janë zotuar se do të punojnë që vendimi të merret gjatës presidencës së Austrisë në Këshillin e Ministrave (deri në fund të vitit).

Por, ministrja Hoxha e ka rikonfirmuar se disa shtete, si Franca, Holanda, Gjermania dhe Spanja, kanë hezitim lidhur me heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy të rinj shqiptarë janë sulmuar fizikisht në Novi Sad.…