Hoxhaj: 2019-a paraqet momentumin e arritjes së marrëveshjes me Serbinë

11 mars 2019 | 16:46

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga këshilltari kryesor i kancelares së Gjermanisë, për politikë të jashtme, Jan Hecker.

Në  profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se zyrtarin e lartë gjerman e ka informuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe hapat që janë ndërmarrë në funksion të vazhdimit të dialogut me Serbinë, duke shtuar se viti 2019 paraqet momentum shumë të favorshëm për arritjen e një marrëveshjeje historike
“Diskutim i frytshëm me këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Merkel për politikë të jashtme, Jan Hecker. E informova për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe hapat që kemi ndërmarrë në funksion të vazhdimit të dialogut me Serbinë. Roli dhe mbështetja e Gjermanisë dhe e aleatëve të tjerë të Kosovës në procesin e dialogut është jashtëzakonisht e rëndësishme. Viti 2019 paraqet momentum shumë të favorshëm për arritjen e një marrëveshjeje historike, e cila duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka shkruar Hoxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar demonstratat…