Hoxhaj: Arrestimi i pjesëtarit serb të FSK-së, i papranueshëm

28 prill 17:34

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se arrestimi i pjesëtarit serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar në Konçul, është shqetësues dhe i papranueshëm.

“Edhe një dëshmi tjetër që Serbia nuk e ka seriozisht normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dhe nuk dëshiron ta lejojë integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e vendit tonë. Kosova do ta mbrojë secilin qytetar të saj dhe nuk do të lejojmë që as Serbia e as askush tjetër ta rrezikojë stabilitetin e brendshëm të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka arritur koalicion me AAK-në…