PDK-ja, Nisma dhe LV-ja e bëjnë opozitën, Lutfi Hazirit me 17 asamblistë

28 prill 2018 | 16:59

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka arritur koalicion me AAK-në dhe AKR-në, për të bashkëqeverisur në këtë komunë.

Ndonëse në nivelin qendror partia e Lutfi Hazarit po kërkon dorëheqjen e kryeministrit që vije nga AAK-ja kjo nuk i ka penguar për bashkëqeverisje në komunë.

Por, koalicioni i tij me AAK-në nuk llogaritet shumë i qëndrueshëm.

Lufti Haziri do të ketë përballë një opozitë shumë të fortë.

Në opozitë në Gjilan janë Lëvizja Vetëvendosje me 6 anëtarë në Kuvendin Komunal, 6 të tjerë nga Partia Demokratike e Kosovës, 4 këshilltarë nga Nisma Socialdemokrate, dhe 1 një i pavarur.

17 këshilltarë opozitar mund t’i bëjnë një opozitë tejet të fortë qeverisjes LDK-AAK.

“Marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëndetësorë, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë Haziri.

Marrëveshja politike do t’i zbardhë emrat e bartësve të politikave sektoriale të hënën në ora 15:00, në prani të përfaqësuesve politik dhe publikut.

Lutfi Haziri edhe në mandatin e tij të kaluar ka bashkëqeverisur me AAK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres përcolli shpresën se…