Hoxhaj e Dedaj pjesë e festimit të Ditës së Flamurit në Shkup

29 nëntor 2018 | 12:24

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, morën pjesë dje në manifestimet për shënimin e Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë të organizuara në Shkup.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ministra, deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Edhe njëherë u rikonfirmua domosdoshmëria, për progres si dhe për një bashkëpunim edhe më të gjithanshëm mes vendeve tona dhe perspektiven euroatlantike të Evropës Juglindore.

Fotografia e Gjergj Dedaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të…