
Hoxhaj e Hamza e lëshojnë sallën e seancës
03 prill 2021
| 20:40
Pas fjalimit që mbajti në Kuvend, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, së bashku me Bedri Hamzën lëshuan sallën e seancës, ku po mbahet zgjedhja e presidentit.
Hoxhaj tha se deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë në zgjedhjen e presidentit, pasi sipas tij, kadidatura e Vjosa Osmanit nuk është person i duhur për këtë post.
“Ajo është përçarëse”, ka pohuar Hoxhaj.