Hoxhaj: Fitorja e PDK-së në Rahovec është e pandalshme

14 nëntor 2017 | 22:28

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, së bashku me liderin e kësaj partie Kadri Veselin kanë qëndruar të martën në qytetin e Rahovecit.

Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se fitorja e PDK-së në Rahovec është e pandalshme. “Tubim madhështor në Rahovec, sonte, ku qëndruam së bashku me kryetarin e partisë Kadri Veseli, për ta mbështetur kandidatin tonë, Idriz Vehapi, një kryetar punëtor, i përgjegjshëm dhe me vlera. Fitorja e PDK-së në Rahovec është e pandalshme dhe ndryshimi në këtë qytet do të vazhdojë #ForcaeNdryshimit”, ka shkruar Hoxhaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi…