Hoxhaj: Hapet rruga për lëvizjen e lirë të qytetarëve pa viza në Evropë

16 shkurt 2018 | 11:03

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar pas arritjes së aneks marrëveshjes me Malin e Zi për zgjidhjen e demarkacionit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se kjo aneks marrëveshje do t’i hapë rrugë liberalizimit të vizave.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

FESTA E PAVARËSISË merr kuptim tjetër sot pas lajmit për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanović për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit.

Një e drejtë e mohuar për të gjithë qytetarët e vendit që prej tre vitesh po rikthehet për t’i hapur rrugë lëvizjes tonë pa viza në Evropë gjatë këtij viti.

Personalisht, jam angazhuar me tërë qenien time gjatë këtyre viteve për të mos ekzistuar një pengesë e tillë.

I lumtur dhe falënderues që u dakorduam së bashku me miqtë tanë malazez këto ditët e fundit për nënshkrimin e kësaj deklarate e cila do ti hap rrugë Kuvendit të Kosovës që ta ratifikoj marrëveshjen për demarkacionin dhe ta mbyllim këtë temë sa më herët.

Fotografia e Enver Hoxhaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashiani është në mesin e të famshmëve që ka…