Hoxhaj, Haradinajt: Nuk të votojmë për president

24 nëntor 2020 | 22:39

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj thotë se kjo parti nuk ka votë për Ramush Haradinajn për president.

I ftuar në emisionin Presing në televizionin 7, Hoxhaj tha se ata nuk do të votojnë dikë jashtë PDK-së për të parin e shtetit.

“Ne nuk kemi vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës. Është absurde të jetë në opozitë dhe të votosh një kandidat në pozitë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë ai theksoi Partia Demokratike e Kosovës është më e goditura nga Gjykata Speciale, pasi edhe Kadri Veseli u detyra të lërë postin e udhëheqësit të kësaj partie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për kandidaturën e…