Hoxhaj kërkon mbështetjen e Gjermanisë dhe Austrisë për liberalizmin e vizave

24 tetor 2018 | 17:48

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj sot është takuar me ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt dhe ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler, me të cilët ka diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës.

Në takimet e ndara me ambasadorët evropian, Hoxhaj ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë dhe Austrisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas Hoxhajt, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e parapara dhe se shtetet anëtare duhet ta njohin dhe ta pranojnë këtë progres duke dhënë dritën e gjelbër për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

“Me ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt dhe të Austrisë, Gernot Pfandler diskutuam sot në takime të ndara për perspektivën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë në liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Theksova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e parapara dhe se shtetet anëtare duhet ta njohin dhe ta pranojnë këtë progres duke i dhënë qytetarëve të Kosovës dritën e gjelbër për të lëvizur lirshëm”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Enver Hoxhaj /Epoka e re/  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka folur…