Hoxhaj kërkon përkrahje nga ambasadori francez për marrëveshjen finale me Serbinë

28 shkurt 2019 | 21:05

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës, Didier Chabert.

“Bisedë e këndshme me ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert për një sërë temash politike në vend dhe Ballkan. Theksova nevojën e një përkrahje sa më të madhe për ta përmbyllur dialogun me njohje dhe anëtarësim në OKB. E falendërova për mbështetjen e madhe të Francës”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Rezultatet e mira të vendit kanë pasur kontributin e Nisma…