Hoxhaj kërkon ripozicionim në diplomaci: Kanë ndryshuar rrethanat ndërkombëtare në raport me Kosovën

12 prill 2022 | 13:39

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për politikën e jashtme, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të jetë prezent në seancë e cila është thirrur nga grupi parlamentar i PDK-së.

“Dua të debatoj me të, jo me të tjerët”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se pas luftës në Ukrainë kanë ndryshuar rrethanat ndërkombëtare në raport me Kosovën.

“Kanë ndryshuar rrethanat ndërkombëtare në raport me Kosovën”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se “kur të ndryshojnë rrethanat, ndryshojnë edhe qëndrimet”.

Hoxhaj këtë ndryshim të rrethanave ndërkombëtare e ka ndërlidhur me çështjen e çmimeve.

“Kur vjen fatura e politikës së jashtme, mund ta thyejë kurrizin e Kosovës”.

“Kosova ka nevojë që të ripozicionohet dhe të ripozicionohet në raport me politikën e jashtme. Këtij vendi i duhet një hartë e re konceptuale dhe unë po e pres Z. Kurti që të dalë dhe të na informojë se çfarë do të bëjë”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë…