Hoxhaj: Kosova do t’i ndërmarrë masat e nevojshme për ta mbrojtur interesin vital të shtetit

21 nëntor 2018 | 14:51

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për importin nga Serbia dhe Bosnja.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur sovranitetin dhe interesin vital të shtetit.

“Serbia ka vazhduar me fushata të egra e të ndyta kundër Kosovës, duke tentuar ta dëmtojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, e me këtë duke e dëmtuar procesin e normalizimit mes dy vendeve. Kosova ka ndërmarrë hapin e parë me vendosjen e masës në import prej 10 për qind, por meqë kjo nuk ka mjaftuar që sjellja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës të ndryshojë, Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që të vendosë taksë prej 100 për qind  për importin nga Serbia dhe Bosnja. Republika e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur sovranitetin dhe interesin vital të shtetit”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka folur pas…