Ministri Shala flet pas taksës 100 për qind për produktet e Serbisë

21 nëntor 2018 | 14:46

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka folur pas vendimit të Qeverisë për ngritjen 100 për qind për taksën e importit ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

“Ne vazhdën e përpjekjeve tona për të fuqizuar prodhuesit vendorë, për të fuqizuar ekonominë dhe shtetësinë tonë, sot me propozim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Qeveria vendosi që ta ngris në 100 për qind taksën e importit ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, ka thënë ministri Shala.

“Ju ftoj të gjithëve, të nderuar qytetarë të vendit tonë, prodhues, tregtar, që t’i bashkëngjiteni kauzës tonë, për zhvillim të vendit, për rritjen e punësimit dhe mirëqenies për qytetarët tonë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i tij në llogarinë e vet në “Facebook”:

Ne vazhdën e përpjekjeve tona për të fuqizuar prodhuesit vendorë, për të fuqizuar ekonominë dhe shtetësinë tonë, sot me propozim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Qeveria vendosi që ta ngris në 100 për qind taksën e importit ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ju ftoj të gjithëve, të nderuar qytetarë të vendit tonë, prodhues, tregtar, që t’i bashkëngjiteni kauzës tonë, për zhvillim të vendit, për rritjen e punësimit dhe mirëqenies për qytetarët tonë.

Të nderuar prodhues, kërkoj nga ju të fokusoheni në cilësi. Produktet duhet të arrijnë cilësinë e standardit më të lartë në mënyrë që konsumatori-qytetari i Republikës të Kosovës, mos të ketë asnjë mëdyshje në përzgjedhjen e konsumit të tyre ditorë.

Të nderuar tregtarë, le të bashkohemi dhe të bëjmë zgjidhje kreative. Ta hulumtojmë tregun së bashku dhe të gjejmë vende tjera për të bashkëpunuar. Rritja e eksportit të produkteve dhe jo të mirave materiale, duhet të bëhet prioritet.

Siç e dini prodhuesit kosovar ballafaqohen me barriera të ndryshme në Serbi, produktet e të cilëve nuk mund të hyjnë në tregun e Serbisë.
Sa i përket barrierave tregtare me Bosnjën janë po të njëjtat, si ato me Serbinë.

Ministria që unë udhëheq e përkrahur poashtu nga Qeveria e Kosovës, do të fokusohet në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj, duke krijuar kushte sa më të volitshme për prodhuesit dhe tregtarët vendorë. Andaj shpresojmë në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj në rrugëtimin tone për të fuqizuar Kosovën, prodhuesin dhe tregun e saj.

I juaji,

Endrit Shala

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse këto ditë mund të themi se ka ardhur vërtet…