Hoxhaj: Kurti po bën përpjekje të marrë 100% të pushtetit

11 mars 2026 | 19:07

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoxhaj në DPT te Fidani në Klan Kosova u shpreh se Kurti nuk ka qenë i interesuar t’i ofrojë vendit stabilitet politik dhe ta zgjedh Presidentit.

Sipas tij, cak i liderit të LVV-së është marrja 100% e pushtetit.

“Pikërisht kjo çka ka ndodhur vitin e kaluar dhe tash është e njëjta. Se vitin e kaluar nëse dikush i ka pasur 48 deputetë dhe ju ka thënë qytetarëve “Ju rritë ndera”, nuk më vyn i ktheu mbrapa, më vyn 57 deputetë, i mori 57 deputet, tash përsëri po thotë s’pom vyn. Kjo flet jo për kapje por për superkapje të shtetit”, deklaroi Hoxhaj në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është…