Hoxhaj me ambasadorin e Çekisë: Situata e krijuar në veri, shqetësuese

08 nëntor 2022 | 21:05

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, me të cilin ka diskutuar për rolin e veçantë të Çekisë si kryesuese e Këshillit të BE-së dhe situatën e përgjithshme në vend.

Hoxhaj ka theksuar se situata e krijuar së fundmi në komunat veriore të Kosovës, është mjaft shqetësuese për të dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Me ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, patëm një takim gjatë ditës së sotme dhe përpos që biseduam për rolin e veçantë të Çekisë si kryesuese e Këshillit të BE-së, folëm edhe për situatën e krijuar së fundmi në komunat veriore të Kosovës, e cila është mjaft shqetësuese për ne dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson se thelbi i…