Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Tensioni nuk kontribuon në përparimin e dialogut

08 nëntor 2022 | 20:57

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson se thelbi i tensionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë targat, por, siç tha ai, refuzimi i autoriteteve serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka theksuar se tensioni nuk kontribuon në përparimin e dialogut.

“Tensioni nuk kontribuon në përparimin e dialogut. Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia e ka rritur nivelin e tensionit në të gjithë Evropën. Është detyrë e qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të punojnë drejt uljes dhe jo rritjes së tensioneve. Popujt e Ballkanit Perëndimor në Kosovë dhe Serbi meritojnë një të ardhme evropiane. Ata mund të kenë një të tillë vetëm nëse udhëheqja e të dyja vendeve vendos paqen dhe zhvillimin politik dhe ekonomik si qëllim të tyre”, ka thënë Delawie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me drejtorin e…