Hoxhaj: Naim Fetahu është zgjidhja për Podujevën

25 nëntor 22:17

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë fushatës zgjedhore për kryetar të Podujevës, ka thënë se në këtë komunë, PDK po merr përkrahje të madhe nga të rinjtë, të rejat, burrat dhe gratë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoxhaj ka bërë të ditur që gjatë ditës së sotme, kanë vizituar shumë familje në Podujevë, nga ku thotë se kanë marrë mbështetje për kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune, Naim Fetahun.

Ai thotë se qytetarët e Podujevës janë lodhur nga keq qeverisja 20 vjeçare dhe se me PDK-në, qytetit do t’i hapet një perspektivë e re, një e ardhme që premton zhvillim e mirëqenie për të gjithë pa dallim.

Postimi i plotë i Enver Hoxhajt:

Në çdo cep të Podujevës, PDK po merr përkrahje të madhe nga të rinjtë, të rejat, burrat e gratë. Sot gjetëm mikpritje të ngrohtë në vatrat e shumë familjeve në Podujevë.

Qytetarët e Podujevës më së miri e dinë se kë duhet ta votojnë me 29 nëntor, për të mirën e komunës së tyre – e ai është Naim Fetahu.

Qytetarët janë lodhur nga keq qeverisja 20 vjeçare. Me PDK-në, qytetit të Podujevës do t’i hapet një perspektivë e re, një e ardhme që premton zhvillim e mirëqenie për të gjithë pa dallim.

Podujeva meriton më mirë dhe më shumë. Zgjidhja për Podujevën është Naim Fetahu! #VOTO #PDK10

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joe Biden po mban një fjalim rreth festës kombëtare të…