Hoxhaj në 22 vjetorin e çlirimit të Gjakovës: Përjetësisht mirënjohës të gjithë të rënëve për liri

14 qershor 2021 | 22:12

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, së bashku me kryesinë e degës së PDK-së dhe kryetarin e saj, Hajdar Beqa kanë përkujtuar 22 vjetorin, ditën e çlirimit të Komunës së Gjakovës, më 14 qershor të vitit 1999 duke bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve të Kombit.

Siç dihet komuna e Gjakovës është njëra ndër komunat që kanë dhënë shumë dëshmor dhe martirë të kombit për lirinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i degës Hajdar Beqa, përmes postimin në “Facebook”.

Postimi i plotë i Beqës:

Të dashur qytetarë,

Urime 14 Qershori, Dita e Çlirimit të Gjakovës!

Me rastin e 14 Qeshorit, sot bashkë me Kryetarin e Partise Demokratike të Kosovës z. Enver Hoxha dhe strukturat e degës bëmë homazhe ne disa nga vendet ku pushojnë me meritorët për liri. Sot këtë ditë Gjakova dhe Kosova po e presim pa krerët e Ushtrisë Çlirimtare të cilet padrejtësisht po mbahen ne Hagë dhe po e ripaguajn çmimin e lirisë.

14 Qershori është  dita më e ndritshme dhe më e rëndësishme për vendin tonë.

Ne këtë ditë përkulemi me respekt para të gjithë atyre që luftuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Përjetësisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, dhe shteteve mike që mbështetën çlirimin tonë.

Përjetsisht me ju Çlirimtarë!

Lavdi  për të gjithë të rënët për liri!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia, pas fitores ndaj Turisë në ndeshjen e parë, mori…