Hoxhaj: Në mbledhje të kryesisë do të flasim për zgjedhjet lokale

16 mars 2021 | 12:01

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë me dije se mbledhjet e kryesisë që po mbahen sot është mbledhje e rregullt.

Ai ka deklaruar se në këtë mbledhje do të diskutohet për zgjedhjet lokale.

“Është mbledhja e tretë pas rezultatit të 14 shkurtit, është mbledhje e rregullt e kryesisë, sikurse është e menduar të jetë edhe mbledhja e Këshillit Drejtues, mbi një temë të vetme, se si PDK të përgatitet për zgjedhjet lokale”, ka deklaruar Hoxhaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të jetë konstruktive sa…