Hoxhaj njofton farmacistët me programin e PDK-së

24 janar 2021 | 16:58

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot disa farmacistë, të cilët i ka njoftuar me programin e kësaj partie për këtë fushë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se edhe farmacistët, krahas mjekëve, janë 24 orë në shërbim qytetarëve gjatë kësaj pandemie.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Edhe farmacistët ?, krahas mjekëve, janë 24 orë në shërbim qytetarëve gjatë kësaj pandemie. Ata i njoftova me planin konkret të #Rimëkëmbjes, ku parashihet edhe funksionalizimi i udhëzimit administrativ të nënshkruar nga Uran Ismaili si Ministër i Shëndetësisë, i cili përcakton çmimet e barnave ?dhe materialeve shpenzuese, duke i bërë ato më të lira në tërë Kosovën.

Së bashku, me shërbime cilësore dhe kujdes të shtuar, do ta përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve! ?

#Shpërndajeni në shenjë respekti për farmacistët dhe në mbështetje të planit për rimëkëmbje!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hellas Verona e ka mposhtur sot Napolin me rezultat 2-1,…