
Hoxhaj pas termetit: Kosova i qëndron pranë Kroacisë në këtë ditë të rëndë
28 dhjetor 2020
| 12:37
Kryetari në detyrë i PDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo pari, Enver Hoxhaj, gjithashtu kandidat për kryeministër nga kjo parti, ka thënë se po i përcjell me shqetësim lajmet për tërmetin në Kroaci.
Enver Hoxhaj, përmes llogarisë së vet në “Twitter”, ka thënë se Kosova i qëndron pranë Kroacisë në këtë ditë të vështirë, duke uruar që kjo tragjedi të kalojë sa më shpejtë.
“Me shqetësim të thellë po përcjell lajmet për tërmetin në Zagreb. Kosova i qëndron pranë Kroacisë në këtë ditë të vështirë. Qoftë e kaluar kjo tragjedi!”, ka shkruar Hoxhaj.