150 dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara në Gjilan nga bashkatdhetarët në Zvicër

28 dhjetor 2020 | 12:29

Bashkatdhetarët nga Zvicra kanë dërguar 150 dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara në Gjilan, për nder të festave të fundvitit.

Në emër të bashkatdhetarëve, donacionin e ka konfirmuar të hënën bashkatdhetari, Kushtrim Jetishi, në takimin me nënkryetarin e Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili.

Ismajli ka thënë se ky aksion i tyre është rezultat i atdhedashurisë dhe përkushtimit për vendin e tyre, familjet e mbarë shoqërisë.

“Roli i diasporës është jetik në mbarë periudhat për zhvillimin e vendit të tyre, konsolidimit të shtetësisë, e veçanërisht, ndihmën e madhe që japin për familjet e tyre në Kosovë. Faleminderit Kushtrimit dhe mbarë shoqërisë së tij për vullnetarizmin dhe përkushtimin për t’i gëzuar zemrat e fëmijëve tanë. Zoti ju shpërbleftë mundin dhe sakrificën”, ka thënë Ismajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka…