Nënkryetari I PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se kryeministri Albin Kurti ia ka transferuar tokën Manastirit të Deçanit për hatër të tij.
Hoxhaj tha se një deklaratë e tillë, nëse është e vërtetë, tregon një qasje të gabuar në qeverisje, ku territori i shtetit trajtohet sikur të ishte pronë që mund të jepet “për hatër”.
Ai ngriti edhe disa pyetje lidhur me vendime të tjera që, sipas tij, kanë qenë të rënda për Kosovën, duke përmendur marrëveshjet e vitit 2023 në Ohër dhe Bruksel, si dhe çështje të tjera që lidhen me dialogun me Serbinë.
Sipas Hoxhajt, Kosova është shtet dhe vendimet që lidhen me territorin dhe sovranitetin e saj duhet të merren në bazë të interesit shtetëror, e jo për arsye personale.