Hoxhaj pjesë e Samitit Botëror të Qeverive në Dubai

11 shkurt 2024 | 12:42

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisë në Dubai.

Ky Samit është një platformë për qeveritë e mbarë botës, ku marrin pjesë dhe angazhohen në diskutime globale mbi formësimin e së ardhmes së njerëzimit.

Lajmin e bëri të ditur Hoxhaj përmes një shkrimi në “Facebook”.

“Bashkë me shumë liderë të qeverive të shteteve të ndryshme, organizata ndërkombëtare e ndërmarrës botërorë, jam i ftuar të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisë, i cili këtë vit trajton temën e qeverive të së ardhmes, sfidat gjeopolitike dhe ekonomike, si dhe shkëmben ide për të fuqizuar gjeneratat e ardhshme të qeverive në tërë botën”, ka shkruar Hoxhaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Rusisë ka nisur në Ukrainë një valë të…