Hoxhaj: Qeveria e ka mbështetjen time për aplikim në Këshillin e Evropës

12 maj 2022 | 16:41

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se është mirë që Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në këtë kontekst, Hoxhaj ka thënë se qeveria ka mbështetjen e tij të plotë.

“Është mirë që Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga opozita, qeveria ka mbështetjen time të plotë dhe ftoj të gjithë miqtë e mi në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, të mbështesin pranimin tonë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Robert Lewandowskit vazhdon të diskutohet. Sipas “Bild”,…