Hoxhaj: Qeveria Kurti po ndjek politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar

05 shtator 2023 | 11:18

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti sa i përket politikës së jashtme.

Sipas Hoxhajt, qeveria Kurti ka ndjekur politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar.

“Në një botë multipolare, qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar, ku demokracia perëndimore e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike, njohëse të Kosovës, çdo ditë e përjashtojnë, sikurse edhe anëtarësimi i djeshëm i Serbisë në ASEAN, organizatën më ndikim dhe një zonë shumë e zhvilluar e Azisë!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Qeveria…