Hoxhaj reagon për ‘Trepçën’: Resurset e Kosovës kurrë s’do të jenë pjesë e dialogut
05 shkurt 2019
| 17:32
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq në lidhje me futjen e “Trepçës” në bisedimet me Serbinë.
Hoxhaj ka thënë se është i shokuar nga kjo deklaratë. Ai në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se është e papranueshme një deklaratë e tillë, e cila sipas tij mund ta dëmtojë procesin e dialogut me Serbinë.
“I shokuar nga deklaratat për ‘Trepçën’ të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. Absolutisht e papranueshme që BE të japë deklarata të këtilla të pamatura që edhe mund ta dëmtojnë procesin e dialogut me Serbinë. Resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut”, ka shkruar Hoxhaj.
/Epoka e re/