Hoxhaj: Roli i Kinkelit gjatë luftës në Kosovë ishte i jashtëzakonshëm

05 mars 2019 | 12:41

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe popullit gjerman, për vdekjen e ish ministri të jashtëm të Gjermanisë, Klaus Kinkel.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se roli i diplomatit gjerman si ministër i jashtëm gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998 ishte i jashtëzakonshëm për të alarmuar botën për krimet serbe.

“U shua burrështetasi gjerman dhe diplomati i njohur evropian, Klaus Kinkel. Trashëgimia e tij e gjatë dhe e pasur politike e ka bërë Evropën dhe botën më të mirë. Roli i tij si ministër i jashtëm i Gjermanisë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998 ishte i jashtëzakonshëm për të alarmuar botën për krimet serbe dhe bindur shtetet e fuqishme për intervenimin ushtarak të NATO-së. Ngushëllime familjes, miqve dhe popullit gjerman!”, ka shkruar Hoxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka thënë se 21 vjet…