Hoxhaj: Serbia po e fsheh të vërtetën për vrasjen e Ivanoviqit

27 maj 2018 | 22:57

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj,  ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, duke thënë se edhe katër muaj pas vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, Serbia vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me Kosovën.

Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Twitter”,  shkruan se vrasja e Ivanoviqit para katër muajsh ka rrënjët në politikën destruktive të Serbisë dhe përgjigjet fshihen në Beograd, pasi Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën dhe ta pengojë drejtësinë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, sot akuzoi Prishtinën zyrtare se nuk është e interesuar për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviq, ndërsa i bëri thirrje misionit EULEX që të përfshihet seriozisht në zgjidhjen e këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë javë, Shpëtim Desku në emisionin e tij i ka…