Hoxhaj: Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit për krimet ndaj popullit të Kosovës

23 tetor 2019 | 14:58

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se miratimi i rezolutës për çështjen e vëllezërve Bytyqi shënon një hap të rëndësishëm, i cili tregon përkushtimin amerikan për vënien e drejtësisë për vrasjen e këtyre vëllezërve nga Serbia.

Hoxhaj ka thënë se nuk do të ndalën deri sa Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit për krimet ndaj popullit të Kosovës.

“Dhoma e Përfaqësuesve në kuadër të Kongresit Amerikan ka miratuar unanimisht rezolutën për zbardhjen e vrasjes makabre të vëllezërve Bytyqi të orkestruar nga Serbia. Rezoluta shpreh pakënaqësi të madhe për mënyrën se si është trajtuar ky rast nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Kjo shënon hap të rëndësishëm që tregon përkushtimin amerikan për vënien e drejtësisë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Ne nuk do të ndalemi deri sa Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit për krimet ndaj popullit të Kosovës. Drejtësia do të bëhet”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran-Carralevë , ka ndodhur…