Hoxhaj shkon në Mitrovicë për ta uruar Hamzën
14 dhjetor 2021
| 17:24
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar të martën kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, të cilit i ka uruar suksese në detyrën e të parit të kësaj komune.
“Mitrovica është një komunë që do të udhëhiqet mençur dhe me përgjegjësi! E këtë do ta bëjë kush më mirë se miku im dhe Kryetari i ri Bedri Hamza! Urime kryetar!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.



