Hoxhaj: Shqiptarët janë faktor i rëndësishëm politik në Ballkan

28 nëntor 2018 | 17:25

Me ftesë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të festës së 28 nëntorit, në Shkup.

Hoxha ka theksuar se kjo festë është sa kthim prapa në histori aq edhe reflektim i së ardhmes.

“Një festë që flet për rrugën e vështirë të shqiptarëve në histori, por edhe triumfet e shënuara. Shqipëria u bë e pavarur më 1912, por kjo fitore nuk ishte e plotë, pasi që një pjesë e madhe e shqiptarëve mbetën jashtë kufijve. Ajo u bë e plotë vetëm me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Por, kemi edhe një triumf tjetër të shqiptarëve, pasi u mundësua arritja e marrëveshjes së Ohrit (2011) e cila avancon pozitën e shqiptarëve në Maqedoni dhe asaj të Prespës (2018) e cila avancon pozitën e Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Sot shqiptarët janë faktor i rëndësishëm politik në Ballkan. Një faktor që çdoherë i ka kontribuuar stabilitetit të rajonit dhe orientimit properëndimor. Urime 28 nëntori gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, John Bolton, ka bërë thirrje…