Hoxhaj: Skenderaj ka qenë gjithmonë pas Hashim Thaçit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, së bashku me nënkryetarin e kësaj partie, Sami Lushtakun, kanë mbajtur një takim me strukturat e PDK-së në Skenderaj.
Hoxhaj ka thënë se Skenderaj ka qenë gjithmonë pas Hashim Thaçit.
“Skenderaj ka qenë gjithmonë pas Hashim Thaçit, e ka mbështetur vazhdimisht Kadri Veselin dhe do të jetë përjetësisht pulsi dhe shpirti i PDK-së. Solidarizimi me vlerat e luftës dhe mbrojtjes së themeluesve të UÇK-së e të shtetit, po kthehet në forcë e vullnet gjithandej në përkrahje të PDK-së. Këtë e ndjeva e mbrëmë, ku së bashku me kryetarin Sami Lushtaku patëm një takim të jashtëzakonshëm me strukturat tona në këtë komunë. Faleminderit Skenderaj për pritjen, mobilizimin dhe mbështetjen e përhershme”, ka bërë me dije Hoxhaj.



