44-shi i PDK-së, Ilir Murtezaj merr mbështetje nga bashkëvendasit e tij
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Murtezaj, i cili në zgjedhjet e përgjithshme garon me numrin 44, ka marrë mbështetje të fuqishme nga bashkëvendasit e tij në Klinë të Ulët.
Murtezaj ka zhvilluar një takim të përzemërt me qytetarët e vendlindjes, duke theksuar se pikërisht aty ka nisur rrugëtimi i tij politik dhe njerëzor. Ai ka vlerësuar lart besimin dhe përkrahjen që, sipas tij, e ka shoqëruar që nga fillimi.
“Në Klinë të Ulët, aty ku nisi gjithçka. Takim i përzemërt me bashkëvendasit e mi, me ata që më kanë dhënë besimin që në fillim dhe që e dinë pse jam në këtë rrugë. Pa këtë mbështetje e dashamirësi asnjë angazhim i imi nuk do të kishte kuptim”, ka shkruar Murtezaj.
Ai ka falënderuar miqtë dhe bashkëvendasit për mbështetjen e vazhdueshme, duke u shprehur mirënjohës për përkrahjen e tyre në këtë garë zgjedhore.
Ilir Murtezaj është kandidat i PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 28 dhjetor.
#IlirMurtezaj44 #BedriHamza1 #PDK130



