Veliaj pas transferimit në paraburgimin e Fierit: Rrëmbim policor dhe transferim politik

28 tetor 2026 | 15:49

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit, pas një vendimi të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Veliaj, i cili që nga shkurti i vitit 2025 qëndronte në paraburgimin e Durrësit, pas arrestimit në kuadër të hetimeve të SPAK-ut, tashmë do të mbahet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier, raporton “A2 CNN”.

Sipas informacioneve të publikuara, vendimi për transferimin është marrë nga autoritetet e Burgjeve dhe nuk ka ardhur si rezultat i një kërkese nga vetë Veliaj.

Kryebashkiaku e ka cilësuar zhvendosjen nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit si një transferim politik.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Veliaj ka pretenduar se bëhet fjalë për një “rrëmbim policor”, i cili, sipas tij, cenon rëndë të drejtat e tij.

Ai u ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi, të cilin e konsideron politik.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zgjedhjet në Serbi, në të cilat ka fituar Lista Studentore,…