Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK-ja pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja

01 mars 2021 | 15:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë së kësaj partie,  Muzafer Shala, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e krijuar nga pandemia Covid-19, ku u shpreh shqetësimi për vonesën në sigurimin e vaksinës anti-Covid për popullatën dhe ndikimin që ka pasur pandemia në ekonominë e vendit.

Hoxhaj dhe Abbott kanë folur edhe për situatën aktuale politike në vend, pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Me këtë rast, Hoxhaj duke thënë se PDK-ja do të jetë opozitë konstruktive e qeverisë, ka theksuar se është e nevojshme që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

Ai ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen e dhënë Kosovës gjatë kësaj periudhe dhe ka thënë se vendit i duhet edhe më tej përkrahja nga partnerët ndërkombëtarë në aspektin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, çështjet e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se sezoni i plazhit për disa ka nisur që…