Hoxhaj takon Lajçakun: Ndërmjetësuesi i BE-së të kërkojë falje lidhur me çështjen e hartës së Kosovës

02 mars 2021 | 11:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili, nënkryetari Memli Krasniqi dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim, Hoxhaj e ka njoftuar për qëndrimin e PDK-së që çfarëdo marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit, të mos e cenojë tërësinë territoriale, integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Sipas Hoxhajt, rajoni mund ta tejkaloj këtë sfidë historike vetëm kur të dyja vendet e njohin njëra-tjetrën dhe Kosova siguron ulëse në OKB.

Po ashtu, në takim, kryetari Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me hartën e prezantuar nga Lajçak në njërën prej intervistave të tij ku nuk figuronte kufiri i Kosovës si vijë ndarëse me Serbinë.

Hoxhaj ka kërkuar nga Lajçak një kërkimfalje për këtë çështje meqë ndërmjetësuesi i dialogut nuk duhet të ketë qëndrim të njëanshëm në këtë proces dhe ai duhet ta njoh realitetin e Kosovës së pavarur.

Ndërsa i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar krerët e PDK-së me planin e tij për rifillimin e shpejt të dialogut pas konstituimit të institucioneve të reja në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Facebook” në maj prezanton informacionet e shumë medieve dhe shtëpive…