Hoxhaj takon Palmerin: PDK-ja kërkon një rol më të madh të ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

31 maj 2021 | 13:30

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra kanë takuar në Prishtinë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Mathey Palmer dhe ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Phlilip Kosnett.

Në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjelltë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin.

Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë…