Hoxhaj: Tanin po përdorë OKB-në për përhapje të lajmeve të rreme

10 qershor 2019 | 20:50

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka akuzuar kreun e UNMIK-ut se po përdorë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke përhapur lajme të rreme.

“Shumë e çuditshme! 20 vjet pasi Rezoluta 1244 solli paqe në Kosovë, kush do të kishte menduar se PSSP Zahir Tanin keqpërdorë KS të OKB-së për të përhapur lajme të rreme. E vërteta është se zyrtari i UNMIK-ut ndërhyri drejtpërdrejt dhe pengoi një operacion policor kundër krimit të organizuar në veri të vendit”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e vet  në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një helikopter u rrëzua të hënën në një ndërtesë në…