Hoxhaj thotë se e ka pa draftin e Ramës për Asociacionin, e quan të rëndësishëm dhe të mirë

08 qershor 2023 | 13:58

Deputeti nga radhët  e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka mirëpritur propozimin e kryeministrit Edi Rama mbi një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, draft të cilin ka thënë se e ka parë.

Megjithatë, të njëjtin ka refuzuar ta komentojë.

Këtë hap të Ramës, Hoxhaj e ka cilësuar si “të rëndësishëm dhe të mirë”.

Ai ka thënë se shpreson se këtë dokument do ta arrijë në Kuvendin e Kosovës për diskutim të mëtutjeshëm.

Draft-statutin e propozuar, Rama ka treguar se nuk e ka biseduar me homologun e tij nga Kosova, kryeministrin Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samsung njofton fillimin e epokës "Bespoke Life", duke riafirmuar angazhimin…