Hoxhaj ua prezanton gastronomëve një pjesë të planit të PDK-së për rimëkëmbje

14 janar 2021 | 12:07

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka takuar të enjten përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve, ku me këtë rast ka thënë se kjo kategori nuk ishte ndihmuar nga shteti aq sa ka pasur nevojë për shkak të dëmeve nga Covid-19.

“Në takim me Shoqatën e Gastronomëve, sot, u shpalosa një pjesë të Planit të PDK-së për rimëkëmbje, në qendër të të cilit do të jetë mbështetja e bizneseve që kanë pësuar humbje të mëdha gjatë kësaj periudhe të vështirë, e po ashtu e punëtorëve që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë”.

“Partia Demokratike dhe unë si kryeministër zotohemi që me planin konkret të PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike do t’u qëndrojmë pranë bizneseve dhe së bashku do të dalim nga kjo situatë edhe më të fortë, njëkohësisht duke respektuar rekomandimet që vijnë nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar të mërkurën periudha e aplikimit/regjistrimit për votim përmes…