Hoxhaj: Ulësja në OKB dhe Asociacioni, në të njëjtën kohë

25 prill 2018 | 08:42

Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të bëhet paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, thotë zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të nxitohet ta formojë këtë mekanizëm dhe ai duhet të bëhet funksional vetëm atëherë kur vendi ta ketë marrë ulësen e tij si anëtar me ta drejta të plota në OKB.

“Meqë Asociacioni synon ta avancojë pozitën e serbëve në Kosovës, unë jam i mendimit se themelimi i tij, de fakto duhet të ndodhë paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB, kur Kosova ta marrë një status juridik dhe njohje ndërkombëtare të plotë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Hoxhaj ka pohuar se nuk është me rendësi se çështja e Asociacionit a do të futet në një pako të një marrëveshje finale të dialogut me Serbinë, por ajo sipas tij, duhet të ecë si një proces paralel.

“E rëndësishme është që duhet të jetë pjesë e një procesi të njëjtë dhe mendoj se e përmbush edhe pritjen që kanë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovës, por e përmbush edhe pritjen që ka Kosova si tërësi dhe partnerët perëndimorë të Kosovës si mbështetës të saj”, ka thënë Hoxhaj për “Radion Evropa e Lirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot prej orës 15:30 deri në ora 17:30 në Pallatin…