Hoxhaj viziton babanë e Thaçit: Rrnofsh sa malet baca Haxhi

31 dhjetor 2020 | 21:05

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga bashkpartiakët e tij Xhavit Halitin e Fatmir Xhelilin, ka vizituar edhe babanë e ish-presidentit, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se figurat e mëdha si Hashim Thaçi edukohen dhe ngrihen vetëm nga burra atdhetar.

“Në një bashkëbisedim të ndjerë dhe krejt personal sonte me të, e falënderova nga zemra për gjithçka që i ka dhënë Kosovës. Rrënofsh sa malet baca Haxhi. Kosova është me ty në këto orë të liga!”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Figurat e mëdha si Hashim Thaçi edukohen dhe ngrihen vetëm nga burra atdhetar. I tillë është Haxhi Thaçi, babai i presidentit Hashim Thaçi. Në një bashkëbisedim të ndjerë dhe krejt personal sonte me të, e falënderova nga zemra për gjithçka që i ka dhënë Kosovës. Rrnofsh sa malet baca Haxhi. Kosova është me ty në këto orë të liga!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka…