Hoxhaj, Vuçiqit: Pavarësia e ka vulën e popullit të Kosovës

13 maj 2018 | 17:44

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se shteti serb ka vulosur pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se pavarësia është vulosur nga vendosmëria dhe sakrifica e popullit të Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti, sakrifica dhe vendosmëria e njerëzve, dhe jo nga politika e gabuar e Serbisë! Pavarësia jonë nuk është një triumf mbi Serbinë, por një e drejtë legjitime për të ekzistuar, si qytetarë dhe si shtet”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 20-vjetorit të rënies së heronjve Bahri Fazliu…