28-shi i PDK-së, Hajdar Beqa: Mjaft më me këtë qeverisje, Kosova është gati për ndryshim

29 maj 2026 | 23:19

Në Gjakovë është mbajtur një tubim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku kandidati për deputet Hajdar Beqa i cili garon me numrin 28, ka deklaruar se ky takim është dëshmi e qartë, sipas tij, se ndryshimi i madh po vjen më 7 qershor.

Duke iu drejtuar qytetarëve, përfaqësuesve të besimeve fetare, mbështetësve, aktivistëve dhe simpatizantëve të PDK-së, Beqa ka thënë se Kosovës i duhet zhvillim ekonomik, qeverisje e përgjegjshme dhe një drejtim i ri që sjell shpresë, punë dhe mirëqenie për qytetarët.

“Të gjithë së bashku, ta themi fuqishëm: mjaft më me këtë qeverisje!”, është shprehur ai.

Ai ka bërë thirrje për mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke theksuar se Kosova, sipas tij, meriton më shumë, meriton ndryshim dhe fitore.

“PDK është gati. Gjakova është gati. Kosova është gati për ndryshim”, ka deklaruar Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka reaguar pas vendimit të Supremes, që i…